×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të aktivizohet Ambasada e SHBA’së: Historia e vitit 2014 dhe mesazhi i asaj kohe: ‘Mos e dh*** punën’

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 15:13

    Gjashtë muaj bllokadë institucionale, me dy fronte politike. Në njerën anë Hashim Thaci si kryetar i PDK-së si i vetëm dhe fitues i zgjedhjeve e nga ana tjetër 4 liderët e partive tjera; Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK), Albin Kurti (Vetëvendosja) dhe Fatmir Limaj (Nisma), refuzonin të gjenin një zgjidhje.


    PDK kishte 37 deputetë si e vetme, ndërkaq të katër partitë tjera kishin 63, të mjaftueshme për ta bërë qeverinë vetë, shto kësaj edhe minoritetet.

    Ramush Haradinaj ishte kandidat i Bllokut ‘VLAN’ për kryeministër, Isa Mustafa për kryetar Kuvendi e të tjerët në poste qeveritare ministrore.

    Nuk kishte javë që nuk takoheshin VLAN-i. E nuk kishte javë që nuk rezistonte PDK-ja që ‘ajo të ketë të drejtën e formimit të qeverisë’.

    VLAN provoi të mbajë një seancë duke e zgjedhur Isa Mustafen Kryetar të Kuvendit. Por zgjati pak. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

    Në muajin nëntor, moti kishte filluar të ftohej por skena politike të nxehej. Duket se durimi kishte humbur, në vecanti në bllokun VLAN. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që ja njihte partisë së parë të drejtën për formimin e Qeverisë dhe kryetarin e Kuvendit, kishte lëvizur paksa gurët.

    Nga një njeri që donin ta mundnin të gjithë Thaçi u shndërrua në një politikan që diti ti përcajë të gjithë. Nga një njeri që kërkonin ta mundnin, ai e shndërroi veten në dikë tek i cili shkuan të luten të gjithë, për një vend në qeveri.

    Ndërhyrjet diplomatike, tërheqja e Thacit nga pozita e Kryeministrit dhe gatishmëria e partive nga VLAN për të shkuar me PDK-në, pas pesë muaj bllokadë kishin ndryshuar trajektorën.

    Ramuh Haradinaj kishte filluar të jepte shenja se dicka nuk shkon mirë në VLAN. Edhe Isa Mustafa kishte nisur një diskurs tjetër, duke ‘folur për interesin e shtetit’.

    Dhe si për habi, të mërkurën e 19 nëntorit të vitit 2014 vjen një fotografi nga presidenca e Koosvës, atëkohë e udhëhequr nga Atifete Jahjaga. Thaci, Mustaf, Jahjaga dhe ambasadorja amerikane e asaj kjohe Tracey Ann Jacobson, njoftonin se PDK dhe LDK janë pajtuar të qeverisin. Ditë më parë vetë Jacobson kishte shprehur mllefsin me bllokadën politike duke thënë shprehimisht në një takim me shoqërinë civile: ”Mos e dhini punën”.

    Kjo fotografi ishte edhe një paralajmërim se nga ai moment, situate politike do të hynte në kriza të tjera, gjë që koha dëshmoi.

    Më pak se një muaj nga pajtueshmëria për koalicion, PDK dhe LDK e nënshkruan marrëveshjen, pra me 8 dhjetor 2014. Isa Mustafa Kryeministër e Hashim Thaci president pas 2 vjete.

    Epitete nga më të ndryshme mori Isa Mustafa nga ish partnerët e tij në VLAN. Por, marrëveshja e tij me PDK-në u aresyetua me faktin se LDK-ja për herë të parë e merr kryeministrin dhe se ‘ishte interes shtetror për disa gjëra’.

    Qeveria e tyre me 87 vota u përballë me ikje të qytetarëve, protesta massive nga opozita, që kulmuan me skena të papara në Kuvend, ‘me gaz lotësjelles, vezë. Dhuna në protesta ishte përshkallëzuar dhe një marrëveshje e demarakciuonit me Malin e Zi dhe ajo për Asociacionin për Komunat Serbe do ta bllokonin e tensionin si kurrë më parë, skenën politike në Kosovë.

    Duke qenë se vendimet e mëdha nuk ecnin, qeveria funksiononte me zor, gjithmonë në paranoja të dhunës opozitare, Kuvendi rrëzoi Qeverinë edhe me votat e PDK-së, dhe kështu imponoi një qeveri të ‘luftës’ e udhëheqhur nga Ramush Haradinaj.
    Edhe kjo qeveri nuk e pati jetën e gjatë, sepse u prish nga brenda, nga vetë paretnerët që e kishin bërë atë.

    Një qeveri e re po pritet të formohet në Kosovë, me kandidat për kryeministër Albin Kurtin nga vetëvendosje. Ai ka vetëm një mundësi, Lidhjen Demokratike të Koosvës. LDK po insiston të marrë pozitën e presidentit. VV është kundër kësaj.

    Dy muaj takime nuk kanë sjellë ende rezultat. Të dy subjektet kanë vetëm një deputet dallim, VV 29 e LDK 28. Seanca e parë e Kuvendit mbahet me 26 Dhjetor. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!