×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    A do të bëjnë kompromis për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, Kurti hesht në pyetjet e gazetarëve

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 17:01

    Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka refuzuar të deklarohet para gazetarëve pas dështimit të seancës së sotme konstituive.

    Pas daljes nga objekti i Kuvendit, ai është pyetur nëse janë të gatshëm të bëjnë kompromis për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, mirëpo ai nuk është deklaruar, shkruan Reporteri.net.

    Ai është përcjellë nga gazetarët deri në Kryeministri, mirëpo nuk e ka thënë asnjë fjalë.

    Ndryshe, kjo është seanca e katërt që po dështon për konstituimin e Kuvendit. VV ka propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiun në seancën e së shtunës, mirëpo ajo ka dështuar të zgjidhet në mungesë të votave. Nga 61 sa i nevojiten, ajo në dy votime ka marrë vetëm 57. Deputetët e LDK’së kanë votuar kundër, ata të Nismës kanë abstenuar, teksa PDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë fare në procesin e votimit.

    Deputeti Glauk Konjufca nuk e bëri fare propozimin për Kryeparlamentarin, ndërsa kërkoi kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.

    “Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Kemi parë që kanë deklaruar se do të kishin qëndrimin e njëjtë. Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike, ashtu siç votohen nënkryetarët ashtu do të duhej të votohej edhe kryetari i Kuvendit”.

    “Kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë.”, tha Konjufca para deputetëve.

    Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari shtyu seancën për të mërkurën në ora 10:00.

    Në Kuvend ishin të pranishëm ishin 117 deputetë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!