×
  • Lajme
  • Lajme / Komuna apo Kuvendi?

    A do të garojë për deputet, flet Ardian Gjini

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 20:53
    Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës

    Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se do të jetë në listën kandidatëve për deputet të AAK-së.

    Por, tha se pas zgjedhjeve, do ta vazhdojë punën si Kryetar i Komunës.

    “Unë po besoj që partitë politike synojnë me mbledhë sa më shumë vota për programin, për konceptin të cilin e prezantojnë, njëjtë edhe Aleanca, partia e ime, kështu që ne e kemi vendosë të jemi në listë në mënyrë që të mobilizojmë sa më elektorat për listat tona. Unë e kam thënë pak me humor, por është më se e vërtetë çka kam thënë që kryetarët e komunave e vendosin çka do të bëjnë pas zgjedhjeve, unë do të rri në komunë, do ta vazhdoj punën në komunë”, tha Gjini në emisionin CONTEXT në ATV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!