×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të jetë marrëveshja parazgjedhore në mes të VV’së e LDK’së, baza e marrëveshjes për Qeverinë e re

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 14:50

    Albin Kurti dhe Vjosa Osmani raportohet se kanë arritur në parim marrëveshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.


    Përfaqësuesit e dy subjekteve politike, gjatë takimit të djeshëm, sipas një media të afërt me LDK-në, kanë nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.

    Por pika të cilat thuhet se u nënshkruan dje, e që dolën në këtë media, janë të njëjtat që Kandidatët për Kryeministra nënshkruan parazgjedhjeve, të iniciuara nga një organizatë vendore, shkruan Reporteri.net.

    Këto janë pikat e marrëveshjes në fjalë: 

    1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri;

    2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive;

    3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë;

    4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës;

    5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare;

    6. Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike;

    7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhër-blerjet dhe pagesat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!