×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të kandidojë për kryetar të LDK-së? Arban Abrashi bën të ditur vendimin e tij

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 14:53

    Një nga emrat e shumtë të përfolur për kryetarin e LDK-së, që pritet të zgjedhet më 3 gusht, ka qenë edhe Arban Abrashi.


    Por, ky i fundit, që është edhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie e ka konfirmuar për Klan Kosovën se nuk do të kandidojë për pozitën e të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Jo, jo – nuk e kam menduar këtë punë. Jam anëtar i Kryesisë”.

    Abrashi këto komente i ka bërë në një intervistë për Klan Kosovën pak para se të futet në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.

    Ai ka thënë se kjo mbledhje pritet të definojë të gjitha çështjet përgatitore për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të shtunën.

    “Tani, edhe opinioni është në dijeni se Kuvendin Zgjedhor e kemi shumë afër, të shtunën. Mbledhja e Kryesisë sot e definon agjendën, rregulloren dhe çështjet e tjera protokollare përgatitore për këtë kuvend”.

    “Është një mbledhje që i paraprin Kuvendit Zgjedhor në mënyrë që të shkojë sa më mirë”.

    Por, me çfarë procedurash Lidhja Demokratike e Kosovë pritet ta zgjedhë kryetarin e saj?

    “Ky është Kuvend Zgjedhor dhe nuk lejon që të ndryshohet statuti i LDK-së ku është e rregulluar se si është procedura zgjedhore”.

    “Për momentin, duhet ta respektojmë këtë statut që e kemi dhe rregulloren e punës të Kuvendit Zgjedhor. Janë dokumente që janë të aprovuara tani e disa vite dhe Kuvendi i fundit Zgjedhor e ka pasë po të njëjtën rregullore”.

    “LDK-ja vazhdon me atë dhe nuk ka mundësi të ndryshohet”.

    Abrashi ka deklaruar se kandidatët që e synojnë udhëheqjen e LDK-së do të merren vesh të shtunën.

    “Janë përmendur një numër i madh i kandidaturave që janë shpallë nga vet kandidatët dhe disa të tjerë kanë propozuar emra të tjerë. E mira është që nuk është folur personalisht nga ata, po disa edhe kanë shprehur gatishmëri që të udhëheqin proceset që është mirë për LDK-në dhe vendin”.

    “Procedura është e qartë që në Kuvend paraqiten kandidaturat, pra të shtunën do të kemi mundësi që të shohim se cilat janë me të vërtetë ato kandidatura dhe nëse e marrin besimin të futen në garë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!