×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ketë koalicion LDK-PDK në Prishtinë? Flet zyrtari i PDK-së

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 23:29

    Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka folur për mundësinë e një koaliconi të mundshëm mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë.

    Gjoshi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ka pasur bisedime mes dy partive, megjithkëtë thotë se qytetarët do të njoftohen në fundjavë se a do të ketë ndonjë koalicion.

    “Konstituimi nuk bëhet në ditën e parë. Së pari zgjidhet kryesuesi i kuvendit. Por. Besoj që me kohë kena me njoftu opinioni. Besoj që fundjava, dega e Prishtinës do ta mendojë më të mirën edhe për qytetarët por edhe për vetë degën. Nuk e di saktë. Ka pas bisedime me siguri. Se edhe PDK-ja është një forcë përcaktuese në Kuvendin Komunal edhe me siguri e kanë interesin”, tha Gjoshi.

    Ai shtoi se nuk mund të thotë asgjë sa i përket mundësisë të një koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë.

    “Kuptohet që ne do të kemi pjesë dinjitoze në Prishtinë. Nuk e di nuk mund ta them(për një koalicion)”, tha Gjoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!