Sot në Marinë të Skenderajt do të varroset babai i Hysni Gucatit, Avdullah Gucati, i cili vdiq të premten.
Megjithatë, nuk dihet nëse i biri i tij, Hysniu, që ditë më parë u dënua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, do të vijë në këtë ceremoni mortore.
Nga Gjykata Speciale, as nuk e kanë pohuar e as mohuar një mundësi të tillë, duke thënë se për një gjë të tillë do të vendosë paneli.
“Siç mund ta dini, z. Gucati ishte në Kosovë dy javë më parë për një vizitë mbi bazën e arsyeve bindëse humanitare. Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara lejon personat e paraburgosur t’i bëjnë kërkesa panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për çdo kërkesë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Speciales për klanin.
Babai i Hysni Gucatit do të varroset sot në orën 15:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.