×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ndodhin edhe në Kosovë imazhe të tilla sikur në Malajzi, pas ndalimit të prodhimit të kriptovalutave

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 15:23

    Kosova ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave me një vendim qeveritar shkaku i krizës energjetike në vend, dhe shumë shpejtë priten aksione policore ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin.

    Skenat më famshme të luftës kundër prodhimit të kriptovalutave erdhën vitin e kaluar kur ky shtet filloi aksione policore kundër atyre që vidhnin energjinë elektrike për prodhim të tyre.

    Policia atje, konfiskoi pajiset dhe i nxori në publik për t’i shkatërruar me mjete të rënda motorike, që të jap mesazhin se çfarë i pret ata që vazhdojnë me veprime të tilla.

    Ndërsa, Kosova shkon edhe më tutje. Nuk do t’i luftojë vetëm ata prodhues të kriptovalutave që e ushtrojnë këtë veprimtari duke vjedhur energjinë elektrike, por të gjithë pa dallim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në fund të 2021 me vendim të Qeverisë së Kosovës kemi themeluar Komitetin Teknik për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. Ky Komitet Teknik ka mbajtur 2 takime për të identifikuar dhe rekomanduar zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara nga kriza energjetike botërore. Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës. Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante, të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave”, kishte deklaruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Ky vendim i qeverisë, mori reagime të shumta negative nga opinioni publik, për faktin se po atakohet një industri, e cila vlerësohet se gjeneron të ardhura jo të vogla në vend. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!