×
  • Lajme
  • Lajme

    A do t’i lejohet Kadri Veselit të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij, flasin nga Dhomat e Specializuara

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 11:55

    Gjatë ditës së sotme ka vdekur Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

    Lajmin për vdekjen e nënës së tij Veseli e ka pritur në Hagë, ndërkohë që po mbahet në paraburgim.

    Nga Gjykata Speciale në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net” kanë folur rreth mundësisë që Veseli të lirohet për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij.

    Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep ka thënë se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare.

    Ajo ka shtuar se në këtë rast paneli do të vendosë në rast se merr një kërkesë të tillë.

    “Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, ka thënë Griep për Reporteri.net.

    Muaj më parë kishte ndërruar jetë edhe babai i Kadri Veselit, në varrimin e të cilit Veseli nuk kishte marrë pjesë.

    Atij i ishte dhënë leje nga Dhomat e Specializuara që të marrë pjesë në të pamet për atin e tij.

    Ajshe Veseli do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!