Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Jehona Lushaku Sadriu, është deklaruar para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.
E pyetur nga gazetarët nëse kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku do ta pranojë ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për takim, Lushaku-Sadriu ka thënë se përgjigjen për këtë do ta thotë vetë Abdixhikiu, shkruan Reporteri.net.
“Përgjigjen e keni zyrtare tani me letër për pak, kështu që durim, e lexoni…Përgjigjen për pak e keni, e merrni nga Kryetari”, deklaroi Lushaku shkurt.
Lushaku tha se ata janë konsistent në qëndrimet që kanë ndaj partive, e veçanërisht ndaj Vetëvendosjes.
Mbledhja e kryesisë së LDK-së vjen pas letrës së Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit në drejtim të Lumir Abdixhikut për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
Kurti për takimin me Abdixhikun kishte caktuar dy orare, më 9 prill në ora 15:00, dhe 10 prill në ora 09:00 ose 14:00.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhej në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin si datë ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit./Reporteri.net
Letra e Kurtit për LDK-në, Abdixhiku mbledh sot pasdite kryesinë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.