×
  • Lajme
  • Lajme

    A do t’i trajtojë Gjykata Speciale “vetëm 10 raste”?

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 22:12

    Ish-ambasadorja Tracy Ann Jackobson, kishte thënë se Gjykata Speciale nuk do të trajtojë më shumë se 10 raste.


    Raporti i Dick Martyt, i kishte vënë një “njollë” të zezë Kosovës.

    E për të larguar atë shtetet e fuqishme, mike të Kosovës, kërkuan themelimin e një Gjykate Speciale.

    Një nga lobuesit më të fuqishëm për këtë çështje, ishte edhe ish ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jackobson.

    Ajo kishte thënë se ky organ shmang themelimin e një Hage të dytë për Kosovën.

    Por, kishte shtuar se Gjykata Speciale nuk do të trajtonte më shumë se 10 raste.

    “Kjo Gjykatë do të heqë njollat e zeza që i janë veshur UÇK-së dhe assesi nuk do të merret me gjykimin e luftës së lavdishme të UÇK-së. Nuk janë më shumë se 10 raste”, kishtë thënë Taracy An Jackobson, ish-ambasadore e SHBA’së në Kosovë

    Pak a shumë të njëjtën gjë e kishte thënë edhe shefi i Task Forcës për Hetimin e Pretendimeve të Dick Martyt, prokurori Clint Williamson.

    E sa raste do të trajtohen në këtë organ të drejtësisë tani se di askush.

    Kjo pasi sipas njohësve të Drejtësisë, Gjykata Speciale, fillimisht është duke e krijuar një pasqyrë të përgjithshme, se si ka funksionuar në atë kohë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë për T7 se “ndonëse të kaluarën ka pas supozime për një numër të kufizuar aktakuzash dhe për një numër të madh të personave, ne nuk e dimë sa raste është duke i trajtuar Gjykata Speciale, e aq më pak ne dimë se sa aktakuza do të ngritën dhe ndaj sa personave, pasi e gjitha nvaret prej Gjykatës Speciale, kur i kryn hetimet. Nvaret gjithçka rreth asaj që në momentin kur Gjykata Speciale e krijon pasyrën e qartë të secilit rast, ne ende nuk do ta dimë se për cilin rast gjen prova për të ngrit aktakuza të bauzara, për derisa nuk i kemi këto informacione nuk do dimë, për cilën preriudhë”.

    E, për krimet e pretenduara të ish -pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga viti 1998 deri në fund të vitit 2000, Zyra e Prokurorit të Specializuar, deri me tani ka ftuar si të dyshuar apo dëshmitarë mbi 110 persona.

    Por, Tahir Rrecaj, avokat i 5 të dyshuarve e 2 dëshmitarëve, thotë se edhe ata që janë ftuar si dëshmitar, mund të përfundojnë si të akuzuar.

    “Nuk mund të spekuloj, por mundësitë ligjore egzistojnë. Sepse, edhe te na ka raste në praktikë që një person mund të ftohet si dëshmitar dhe më vonë t’i ndrrohet statusi dhe të jetë si person i akuzuar dhe e kundërta mund të thiret si i dyshua, por gjatë fazës hetimit nuk mund të grumbullohen fakte dhe rova kundër tij, pra është e mundur por relative”, ka thënë Rrecaj për T7.

    E tani kur aktiviteti i Zyrës së Prokurorit të Specializuar po shtohet, sipas Rrecajt mund të ketë raste ku në aktakzuë mund të përfshihet një individ por edhe raste të përbashkëta.

    “Nëse dy ose më shumë persona kanë kryer veprën apo vepra të caktuara penale, atëherë mund të thirrën gjithë ata që do jenë një rast i përbashkët i veprave penale në bashkëkryerje. Nëse vërtetohen elementet e bashkryerjes mund të hapet një rast për dy e më shumë persona, por do jenë edhe akuza individuale vetëm për persona të caktuar, por e gjitha nvaret nga faktet dhe provat që ka sigururar Prokuroria”, thotë avokati.

    Rrecaj, ka shtuar se kur të ngritët një aktakuzë, njoftohet personi i akuzuar por edhe mbrojtësi i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!