Lëvizja Vetëvendosje ta marrë postin e Kryetarit të Kuvendit dhe të pajtohet me kërkesen stoike të Lidhjes Demokratike të Kosovës që ta ketë Presidentin.
Kjo ishte ideja që po diskutohej në negociatat mes të dy partive, për koalicion qeverises.
Lëvizja Vetëvendosje në fakt tash e ka postin e Kryetarit të Kuvendit, por pa marrëveshje me LDK-në, vetëm me votat e saj në shenjë dashamirësie.
Situata e re e prodhuar dje, thuhet se ka kthyer diskutimet në pikën zero. Megjithatë, nuk është që tash mund të mos ketë marrëveshje. Ideja që VV ta ketë kryetarin e Kuvendit e Lidhja Demokratike e Kosovës ishte shqyrtuar seriozisht nga njerëz të rendësishem në të dy partitë.
Burimet e Reporteri.net thonë se kjo ide ka gjetur përkrahje nga të dy taboret. Sipas këtyre burimeve ketu mund te jetë kompromisi pasi VV e konsideron më fer një marrëveshje që i siguron asaj edhe një pozitë ekstra në institucione. Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas të njejtave burime, poziten e Kryetarit të Kuvendit nuk e konsideron me peshë të madhe vendimarrëse.
“Një marrëveshje e tillë nuk e prishë ndarjen e mehershme të posteve. Pra ministritë mbesin 5 me 5 dhe MPB i takon LDK-së. Opsioni që VV-ja ta merr edhe Kryetarin e Kuvendit është parë si një situatë që i kënaq të gjithë dhe asnjëra palë nuk ndjehet e dëmtuar, duke llogaritur që në marrëveshje të specifikohet se posti i presidentit i takon LDK-së. Dhe ketu mund të jetë kompromisi’, ka thënë ky burim.
Me Kushtetutë, posti i Kryetarit të Kuvendit i takon partisë që ka dalë fituese. Në kuadër të negociatave të deritanishme, VV kishte vendosur që këtë pozitë ta ruaj për LDK-në. Por, kjo e fundit po e dëshironte edhe pozitën e Presidentit pasi konsideron se duhet balancë pushteti, meqë VV ka kryeministrin. VV ndërkaq insiston që presidenti duhet të diskutohet më vonë dhe që të gjendet një kandidat jo politik.
Se VV-ja e konsideron si shumë pushtet për LDK-në nëse ia jep postin e kryetarit të Kuvendit dhe Presidentin, e tha edhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca.
“Kryeparlamnetarin dhe presidentin për LDK-në, pra 8 me 7 për LDK-në. Madje dëgjojë shumë figura të LDK-së që thonë se kryeministri është sa katër a pesë pozita, por mendoj se kjo çështja ka një problem në argumentim. Shteti i Kosovës deri tash kemi parë se si ka funksionu me disa defekte të qeverisjes së deritanishme. P.sh kryeministri në performimin e tij është paraqit si shumë më i fuqishëm sesa mendoj se ia lejon Kushtetuta, sidomos me Parlamentin. Parlamenti shumë e kufizon Qeverinë, pra me e lexu Kushtetutën se si duhet me vepru Parlamenti ndaj qeverisë duhet me pas deputetin e ndërgjegjshëm edhe pse është minsitër i yti e me u përgjigj”, tha ai mbrëmë në RTV Dukagjini.
Ndonëse dje dukej se kishte një thyerje, palet lanë të nenkutphet se do të ketë negociata. Vetë Kurti e Mustafa pohuan se do të vazhdojnë kontaktet, ani pse tash duket shumë më vështirë ‘disponimi’ për njeri-tjetrin.
Ndërkohë, kryetari i VV-së Albin Kurti, sot u ftua të marrë mandatin për formimin e Qeverisë por refuzoi ftesën e presidentit Hashim Thaci me arsyetimin se nuk është në Prishtinë. Thaci e ftoi sërish për në ora 20:00 sot. A do të kthehet Kurti në Prishtinë? /reporteri.net