Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka mohuar se Vjosa Osmani ka kërkuar nga Albin Kurti postin e presidentit si pjesë e bashkëpunimit eventual me Vetëvendosjen.
Avdyli në Pressing të T7 tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se Kurti e Osmani negociojnë për parime dhe për mënyrën e qeverisjes.
“Unë nuk i jam i kyçur në ato negociata por garantoj që kjo nuk është e vërtetët. Negociatat e Osmanit dhe Kurtin mund të jenë vetëm për parime dhe mënyrën e qeverisjes, e jo të natyrës unë të jap e ti merr”, tha Avdyli.
Kujtojmë se zëdhënësi i VV-s, Përparim Kryeziu ka thënë për mediat se Kurti e Osmani janë në kontakt dhe me kohë do të dalin të tregojnë përfundimisht formën e bashkëpunimit.
“Ne jemi në kontakt me zonjën Osmani dhe kurdo që do të dakordohet përfundimisht forma e bashkëpunimit, ajo do të bëhet e ditur me kohë bashkë me detajet e tjera. Pra, e rëndësishme është që ekzistojnë vullneti dhe disponimi që ai të ndodhë, kurse modaliteti i bashkëpunimit më pastaj është çështje e diskutimeve dypalëshe që u nënshtrohen vullnetit të mirë dhe synimeve të përbashkëta”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.