Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se Policia e Kosovës nuk bie pre e presioneve nga politika apo grupet e ndryshme të interesit.
Mehmeti, në emisionin Udhëve të RTK-së ka deklaruar se përkushtimi i Policisë së Kosovës është që të trajtojë rastet pa rënë pre e presioneve nga jashtë.
“Unë nuk e di çka thuhet dhe nuk mund t’i komentoj këto deklarata, por unë e di se cili është përkushtimi ynë. Përkushtimi ynë është që të mos kemi asnjë presion politik dhe të mos biem pre e ndikimeve nga jashtë. Gjithashtu përkushtimi ynë është që rastet t’i trajtojmë pa pasur asnjë ndikim nga jashtë”, ka deklaruar Mehmeti.
Ai ka thënë zyrtarët policorë duhet ta ruajnë integritetin e tyre pa asnjë ndikim nga jashtë. Përndryshe, Mehmeti ka thënë se zyrtarët të cilët bien pre e presioneve nga jashtë do të përballen me ligjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.