×
  • Lajme
  • Lajme

    A e pati Mustafa fjalën për Albin Kurtin, kur tha se po keqpërdorën bisedat e takimeve?

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 17:22

    Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para 4 ditësh në një intervistë për mediat dha detaje për takimet që ka zhvilluar me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, për problemet që po hasin në formimin e koalicionit qeverisës.


    Ai tregoi edhe një rast tejet interesant se si janë “shtyrë” brenda takimit se kush duhet të zgjedh i pari për ndarjen e ministrive, shkruan Reporteri.net.

    “Në fillin e bisedimeve Mustafa ka thënë se duhet që ai të zgjedhë i pari. Unë i thash që të parët duhet të zgjedhim ne. Ai tha se duhet të zgjedhë i pari, i thash jo unë duhet të zgjedh i pari. Pyeta se a keni ndonjë ide se si të dalim nga kjo, tha jo nuk kam ndonjë ide. Nuk e di, tha unë duhet me zgjedh i pari”, është shprehur Kurti në RTK.

    Më tej, Kurti është shprehur se i ka propozuar kreut të LDK-së që të veprojnë sipas lojës në tenis, ku i pari do të bënte vetëm një zgjedhje, pastaj i dyti do të bënte dy. Mirëpo, edhe pas këtij propozimi, kreu i VV thotë se Mustafa donte të zgjidhtë i pari.

    “Pa më dëgjuar deri në fund, tha unë po zgjedhi i pari”, është shprehur ai.

    Katër ditë më vonë nga këto detaje të dhëna nga Kurti, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, sikur i ka reaguar atij pasi tha se nuk dëshiron të nxjerr detaje nga takimet, pasi ato po keqpërdoren.

    “Nuk do dëshirojmë të dalim të nxjerrim sekuenca nga takimet tona pasi që ato po keqpërdorën. Asnjë problem nuk është, nuk nënshkruhen senet (koalicioni me VV-në) pa u kry”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!