×
  • Lajme
  • Lajme / Kërkesa për zgjedhje

    A e përkrah Agim Veliu iniciativën e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit, flet deputeti i LDK-së

    Reporteri
    23 Maj 2024 | 16:42

    Thirrjes së javëve të fundit të Partisë Demokratike të Kosovës, e përkrahur edhe nga vetë Kryeministri i vendit, Albin Kurti, për shpërndaje të Kuvendit të Kosovës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme nuk i janë përgjigjur pozitivisht Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në deklaratën e saj zyrtare, LDK-ja ka konsideruar se fillimisht duhet të ketë dorëheqje të Kryeministrit Kurti, e më pas të ndodhë shpërndarja e Kuvendit. Siç edhe kishin thënë “Kurti po e sheh opozitën si shpëtim individual”.

    Por, pavarësisht qëndrimit të partisë së dytë opozitare në vend se nuk pranojnë “këtë instrumetalizim në asnjë rrethanë”, deputeti i kësaj partie, Agim Veliu në një bisedë telefonike me Gazetën Online Reporteri.net, s’pati përgjigje për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje.

    I kontaktuar të mërkurën nga gazeta online Reporteri.net, Veliu kur u pyet nëse do ta përkrahte nismën për shpërndarje të Kuvendit, deputeti i LDK-së u përgjigj shkurt: “Nuk kam përgjigje” – duke e ndërprerë tutje linjën telefoniken.

    Për shpërndarjen e Kuvendit, ditë më parë, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se 30 maji është data e fundit që Kuvendi të shpërndahet, derisa ka përmendur dy data për zgjedhje të parakohshme, 30 qershorin dhe 7 korrikun.

    Por, me këtë “opsion”, nuk janë pajtuar as nga AAK-ja.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte thënë se partia e tij do e mbështeste shpërndarjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit.

    Derisa, nga VV kanë kërkuar që opozita të ketë unitet, dhe padyshim një nismë e tillë do të mbështetet edhe nga ta.

    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza-Kusari Lila ka thënë se për një gjë të tillë nuk ka pasur kërkesë zyrtare, dhe se vetëm nga një parti që i ka 18 deputetë – duke ju referuar PDK’së, nuk mund të bëhet.

    “Jemi deklaruar si pozitë që në rast se ka unitet në grupet paralmentare të opozitës për shpërndarje ne e mbështesim. E kemi thënë që skemi frikë nga shkuarja në zgjedhje, por smund ta bëjmë këtë vetëm me njërin grup parlamentar, duhet të ketë unitet. Konsiderojmë që kjo qeveri i ka plotësuar kushtet për një mandat të plotë. Nuk ka kuptim të mbështet vetëm një grup opozitar”, kishte thënë Kusari-Lila.

    Se pushteti është gati për zgjedhje, e kishte thënë Kurti dy javë më parë, por që sipas tij “opozita duhet të jetë gati”.

    “Opozita duhet të bëhet gati- ne jemi gjithmonë gati. Përndryshe, nëse ata janë rehat, na shkon mandati deri në fund. Për mua ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare”, kishte deklaruar Kurti.

    Për shpërndarjen e një legjislature në Kuvend nevojiten 2/3 e votave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!