×
  • Lajme
  • Lajme

    A është bërë MASHT çerdhe e militantëve të NISMA-s – flet ministri Shyqiri Bytyqi

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 0:01

    Shyqyri Bytyqi mohon që MASHT është bërë çerdhe e Ministri i Arsimit mohon që
    Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka mohuar që kjo ministri është bërë çerdhe e militantëve të NISMA-s.


    Ai ka thënë se asnjë zyrtarë i nivelit të lartë nuk është i punësuar në MASHT nga partia që drejtohet nga shefi i tij Fatmir Limaj.

    “MASHT është ndër ministritë që më së paku ka angazhuar staf pasi ka filluar reforma e brendshme në minsitri dhe s’kemi lejuar punësim”, ka deklaruar Bytyqi.

    “Te pjesa e të angazhuarve të shërbyesve civilë nuk kemi pasur ndonjë ankesë të ndonjë personi që i është bërë e padrejtë”, ka deklaruar Bytyqi në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka pohuar se disa persona janë angazhuar për një periudhë të caktuar. I pyetur se a do ju bëhen kontrata të rregullta këtyre personave ministri Bytyqi ka pohuar se kjo varet nga kërkesat që vijnë nga Departamentet.

    Bytyqi më tej ka thënë se partitë tjera kanë të punësuar njerëz të tyre në MASHT më shumë se NISMA.

    “Shumë më shumë të partive tjera ka të punësuar se të NISMA-s”, ka deklaruar Bytyqi.

    Kujtojmë se mediat muaj më parë kanë raportuar se MASHT ka sistemuar në departamente të ndryshme anëtarët e Nismës Socialdemokrate, madje, aty janë rehatuar edhe familjarë të vetë ministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!