×
  • Lajme
  • Lajme

    A është hidhëruar me Albin Kurtin? Përgjigjet Isa Mustafa

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 18:20

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dalë nga Kuvendi aty ku për tre orë është takuar me të parin e LV-së, Albin Kurtin.


    Para mediave, shkurtimisht, Mustafa e ka lënë të nënkuptohet se nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion.

    Ai ka shtuar se nuk kanë qenë të hidhëruar me Kurtin.

    “Sjemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë ai.

    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se palet janë pajtuar që të zhvillojnë një takim tjetër nesër. Ai nuk dha detaje se cka u diskutua sot./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!