×
  • Lajme
  • Lajme

    “A është Kosova për të cilën luftoi babai im?” – pyet djali i dëshmorit

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 16:48

    Sot në Aqarevë bëhen 20 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, Xhafer Avdullahu, me këtë rast ka reaguar djali i tij, Berat Avdullahu.


    Djali i dëshmorit, Berati përmes një postimi në Facebook ka shprehur pakënaqësitë e tij dhe ka disa pyetje për komandantët dhe përveç kësaj ka thënë që çdo njëri prej nesh e ka një përgjigje për gjitha këto pyetje.

    Sipas tij përfundimisht të gjithë janë të pakënaqur me te arriturat e Kosovës 20 vjet pas luftës, shkruan Reporteri.net

    Postimi i tij i plotë:

    Sot bëhen 20 vite nga rënie e dëshmorit të kombit, Xhafer Avdullahi.
    Por, a është kjo Kosova që luftoi babai im e krejt ata që nuk janë sot më?
    A është kjo Kosova që do të donte ta shihte Komandanti Legjendar Adem Jashari?
    A është kjo Kosova që do t’i bënte të lumtur gjithë dëshmorët, po të ishin gjallë?
    A luftuan ata që komandantët e tyre të bëhen milionerë, përderisa shumë ushtarë të tyre kanë bërë vetëvrasje nga varfëria e thellë, shumë të tjerë janë larguar nga vendi thellësisht të dëshpëruar?
    A luftuan që fëmijët e tyre ta shijojnë lirinë në vendin e tyre, apo të bredhin rrugëve në shtetet e huaja në kërkim të një jetë më të mirë?
    Ku mbeten komandantët që në luftë ndanin kafshatën e gojës me ushtarët e tyre, madje edhe një tym cigareje e ndanin bashkë?
    Ku jeni? Pse nuk po jepni përgjigje?
    Pra, çdo njëri prej nesh e ka një përgjigje për gjitha këto pyetje. Përfundimisht të gjithë janë të pakënaqur me te arriturat e Kosovës 20 vjet pas luftës.
    Baba, unë biri yt!
    Nder dhe respekt për të gjithë ata që edhe 20 vjet pas luftës për çdo përvjetorë vizitojnë familjet dhe varrezat e dëshmorëve në nder dhe kujtim për ata që pa gjakun e të cilëve ne sot nuk do ta gëzonim lirinë.
    Aqarevë 17.05.2019

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!