Pjetër Ndreca, vrasësi i gruas dhe vajzës së tij, thotë se është i penduar për krimin që kreu gati një vitë më parë në Gjakovë.
“Jam i penduar shumë për këtë pune”, tha i dënuari me burgim të përjetshëm në një intervistë televizive nga burgu i sigurisë së lartë.
“Unë si Pjeter nuk muj me kthy këtë punë. Po, gjithçka kisha ba me e kisha qit pas shpine”, tha ai.
Ndrecaj gjatë kësaj interviste akuzoi familjen e gruas së tij, se e kanë nxitur vrasjen që kreu, të gruas dhe vajzës së tij.
Megjithatë, ai thotë se po të kthehej mbrapa do t’i falte.
“Ja u kisha fal”, tha ai në intervistën për Klan Kosovës, përcjellë Reporteri.net.
“E pranoj fajësinë pjesërisht. Ai që bën dhunë në familje nuk i bën dhunë gruas as nuk i bën kerr, as nuk e çon në deti.
Drejtësia ka gabuar shumë, është bërë padrejtësi. Është vendim i padrejtë. Te gruja e kam pranu, por a e vret dikush fëmijtë vet a?
Shumë e padrejtë mu ka bo. Unë nuk i kam ik shtetit kurrë, as nuk i iki”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.