Drilon Gashi, hoxha nga Peja thotë se ai i frekuenton xhamitë sa herë ka kohë, dhe pohon se njerëzit sillen mirë me të.
“Unë i frekuentoj xhamitë, shkoj edhe vaktet tjera sipas mundësisë dhe kohës së lirë, e kam pak larg, 1 km e gjysmë, por shkoj në xhami. Ata që më kanë pa nga larg, ose lexuar postimet, derisa të shohin se jam njeri si ta, di me buzëqesh, di me kanë vëlla i mirë mysliman me ta, ata që nuk më njohin e mbajnë njëfarë distance, kur të më njohin më duan. Njerëzit sillen me ty qysh ti sillesh me ta”, ka thënë Gashi për REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka thënë më tej se ju kërkon falje të gjithë atyre që mund t’ua ketë prek ndjenjat e tyre.
“Krejt i dua, kërkoj falje nëse i kam prek ndjenjat e tyre, por qëllimi ka qenë me mbrojt islamin me kundërshtuar islamin politik, radikal, ekstremist, që e kemi jetuar këtë kohë”, tha ai.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.