Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ai ka qenë i përgjegjshëm dhe i përkushtuar për sigurimin e vaksinave anti-Covid. Zemaj në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ku po dikutohet për pandeminë dhe vaksinat, është pyetur nëse i ka mbetur merak që nuk kanë arritur vaksinat në kohën sa ai ka qenë ministër i Shëndetësisë.
“Duket joracionale, por ne kemi siguruar vaksinat, sepse e kemi siguruar procesin dhe kemi marrë konfirmime zyrtare se kjo sasi e dozave janë ndarë për Kosovën”, tha Zemaj.
Ai ka thënë se hendikep për Kosovën në sigurimin e vaksinave ka qenë mosanëtarësimi në OKB.
Zemaj ka thënë se Kosova i ka kryer detyrat e saj me përgjegjësi.
“Aangazhimi për sigurimin e vaksinave ka qenë detyrim dhe është obligim nacional”, shtoi ai.
Ish-ministri i Shëndetësisë ka thënë se detyrim i njëjtë është edhe për Qeverinë aktuale.
Zemaj ka thënë se ka pasur angazhim për sigurimin e vaksinave dhe kjo çështje është trajtuar me seriozitet.
“Ne kemi shfrytëzuar disa pjesë anësorë, sidomos komunikimin me Covax, jemi bërë një ndër shtetet që jemi bërë pjesë e saj dhe në shtatator ka ardhë konfimimi për 720 mijë doza”, u shpreh ai.