×
  • Lajme
  • Lajme

    A ia dedikoi sot Edi Rama Kosovës, veshjen në intervistë për T7?

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 23:53

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha sot një intervistë të gjatë për një televizion të Kosovës, për më tepër pas disa përplasjeve që ai pati me Kosovën, politikën e mediat, shkruan Reporteri.


    Përplasja natyrisht edhe këtë herë e kishte në mes Serbinë dhe raportet e Edi Ramës me të, bukur fortë të avancuara, përkundër që Serbia ende e lufton politikisht e ndërkombëtarisht Kosovën.

    Për më tepër, Edi Rama në prezencë të Vuçiqit, në Samitin e Tiranës për Minishengen, kritikoi Kosovën ashpër qe s’po e pranon këtë nismë.

    Por, duket se Rama po tenton të investojë në detaje që ta kthejë përkrahjen. Si një politikan që është edhe artist, ai kujdeset që edhe përmes veshjes të përçojë mesazhe. Kur ishte në Francë për homazhe të Charlie Hebdo, ai vendosi në xhepin e setrës, tre lapsa me ngjyra të flamurit të Francës. Ishte detaj që bëri bujë ndërkombëtare.

    Ai sonte në T7 ishte i veshur me ngjyra të flamurit të Kosovës. Kravatën e verdhë dhe “kat teshat” me ngjyrë të kaltër.
    Ndoshta e ka bërë që të na tregojë se na do dhe dëshirojë të na respektojë. /Reporteri/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!