×
  • Lajme
  • Lajme

    A ishte Goran Rakiq në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri?

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 12:10

    Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq duket se nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë në Elbasan. Sidoqoftë, pjesëtarë të tjerë të pakicave në kabinetin e Kurtit ishin pjesëmarrës çka shënon një lëvizje përparimtare në këtë drejtim.

    Rakiqi nuk është parë në mbledhjen e përbashkët të qeverive dhe as në fotot e publikuara.

    Sidoqoftë, në mbledhje ka marrë pjesë Elbert Krasniqi, ministër i Administratës së Pushtetit Lokal.

    Po ashtu, në fotografinë e përbashkët mund të shihej edhe zv.kryeministrja Emilija Rexhepi, pjesë e pakicës etnike boshnjake në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!