×
  • Lajme
  • Lajme

    A ishte katolike vajza nga Ferizaj që u konvertua në myslimane – flasin nga Ipeshkiva e Kosovës

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 19:55

    Para namazit të parë të terapive për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, 19 vjeçarja Elena Berisha vendosi  të konvertohet nga katolike në myslimane.

    19 vjeçarja këtë e bëri në Xhaminë e Madhe të qytetit të Ferizajt.

    Në bazë të ceremonisë islame, Elena ka shqiptuar dëshminë (shahadetin), duke e mbajtur në duar librin e shenjtë ‘Kur’anin’.

    “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përpos Allahut dhe i dërguari i tij është Muhamedi.a.s. Unë u konvertova dje ne fenë muslimane pra në fenë e vërtet, nuk mund ta përshkruaj momentin kur un isha duke e bërë konvertimin kisha një gëzim shpirtëror dhe njëhkohësisht një pikëllim për gjynahet e të kaluarës, por gjithnjë ju kam lut Allahut me më dërgu drejt rrugës së tij dhe ai ma mundësoi atë duke më qu drej rrugës së Islamit. I falënderohem shumë Allahut familjes dhe të gjithë atyre që më përkrahen në këtë mendim, e ja uroj muajin e bekuar të Ramazanit. Allahu jua lehtësoft dhe ua pranoft agjërimin”, ka shkruar ajo në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/284398052077018/videos/417069772177048/

    Për rastin u deklarua dje  edhe Xhamia e Madhe në Ferizaj ku përmes një statusi në faqen e saj në Facebook shkruajti:

    “Sot me datën 05.05.2019 në prag të muajit të bekuar të Ramazanit vajza me emrin Elena na i rriti emocionet e kësaj dite. Elena, një vajzë nga Ferizaj e besimit katolik sot kishte vendosur të konvertohej në besimin musliman. Vajza donte të isha edhe unë në prani të kësaj ceremonie dhe gjatë shqiptimit të dëshmisë u ndjeva i gëzuar tej mase. Lus Zotin Fuqiplot që këso raste të kemi çdo ditë në xhaminë tonë, poashtu për Elenën lusim Zotin që t’ia forcojë besimin, shëndetin dhe ta begatojë me çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër”.

    Reagon Ipeshkvia e Kosovës…

    Në Ipeshkvinë e Kosovës për rastin e 19-vjeçares thonë se janë informuar nga rrjetet sociale.

    Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi ka bërë të ditur se nuk njeh në komunën e Ferizajt me emrin të cilin është shpërndarë në rrjete sociale.

    “Unë nuk njoh në Ferizaj me atë emër. Unë personalisht nuk i njoh”, thotë Don Shan Zefi.

    Tutje, shton se nuk njeh ndonjë rast në Kosovë që ka pasur konvertim nga katolicizmi në islam.

    “Nuk e njoh asnjë rast në Kosovë të vetëm që ka pas konvertime. Nëse ka pasur ndonjë konvertim atëherë duhet të dihet që njerëzit janë të lirë, s’mund të përzihemi në ndërgjegjen e tyre, sikur që ka raste bie fjala që e përqafojnë fenë e të parëve të tyre, pa numër ka në Kosovë”, shton ai.

    Don Shan Zefi thotë  se me sa ka informacione deri më tani, Elena Berisha nuk figuron në amzat e pagëzimit në kishë, që do të thotë se ajo nuk ishte pagëzuar fare nga familja e saj.

    “Po sa di unë më duket se ky rast i konvertimit nuk figuron nëpër amzat e pagëzimit, nuk ka qenë e pagëzuar fare ajo vajza, aq sa di unë po them. Nuk i njoh as prindërit e saj. Është çështje tejet subjektive ne nuk merremi me këto raste fare, bota kësi raste ka njohur që në fillimet e saj”, ka deklaruar Don Zefi për Express.

    Sipas kancelarit të Ipeshkvisë kjo madje nuk është një çështje që duhet të reklamohet, sepse raste të tilla ka edhe në Kishën e Kosovës (Myslimanë që kthehen në katolikë).

    “Edhe në rastet që dalin, te ne ajo çështje është publike kur pagëzohen nëpër katedrale apo famullia po nuk reklamohet i kryen ato nëse donë me e përqafu, do të thotë të gjithë ata që i kanë mbushur 18 vite janë të lirë të vendosin për fatin e tyre. Jo vetëm kodi kishtar po edhe kushtetuta e Kosovës thotë se është e lirë”, shton ai.

    Sipas Don Shan Zefit në Komunën e Ferizajt janë diku rreth 500 besimtarë të fesë katolike, por, që kjo saktësisht dihet vetëm në të dhënat e librave amzë të kishës. Rasti i 19-vjecares Elena Berisha sipas tij është i vetmi në 35 vitet e fundit.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!