Shëkmb Manaj, sot e mori postin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, pak javë pasi akuzoi partinë e tij për vjedhje votash e skema kriminale.
Disa javë para se të marrë detyrën e re, Manaj kishte akuzuar bashkëpartiakët, se ka pasur vjedhje votash brenda listës zgjedhore të LDK-së.
Gazeta Online Reporteri.net e ka publikuar sot përmbajtjen e mesazhit të cilin Manaj e dërgoi me 3 mars 2025 në grupin e komunikimit të brendshëm, në “WhatsApp”, të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së.
“Është proces i manipuluar përmes skemave kriminale, në të cilin fatkeqësisht janë përfshirë edhe kolegë tanë të listës kandiduese, të cilët janë edhe anëtarë të Kryesisë Qendrore të LDK-së” – thotë Manaj në mesazhin e siguruar nga gazeta online Reporteri.net.
Sot, pasi mori postin e nënkryetarit, gazetarja e Reporteri.net, Leonora Kolukaj e ka kontaktuar Manajn dhe e e ka pyetur nëse do të zmbrapset nga pretendimet, tash pasi mori pozitën e re.
“Këto çështje nuk lidhen me pozitën e nënkryetarit. Janë çështje që janë duke u trajtuar në institucione.”, tha Manaj.