Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi i është drejtuar me një ton të ashpër kryeministrit, Avdullah Hoti në Kuvend ku ai po raporton për 100 ditëshin e qeverisjes.
Hoti ndër të tjera foli edhe për raportet me Shqipërinë duke thënë i ka gjetur të ngrira nga qeveria e Albin Kurtit, shkruan Reporteri.
Ndaj kësaj deklarate, reagoi ashpër Rexhep Selimi i cili e pyeti Hotin se a janë normale deklaratat e tilla.
“A jeni në mend bre ju, kur kanë qenë marrëdhëniet e ngrira me Shqipërinë. A jeni në men bre ju. Kurrë nuk kemi pasur të ngrira raportet, ne jemi vëllezër”, u shpreh ai. /Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.