×
  • Lajme
  • Lajme

    A e tremb Albin Kurti? Kështu përgjigjet Lumir Abdixhiku

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 9:10

    Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së mbrëmë ka qenë në një intervistë përballë Blendi Fevziut në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

    I pyetur nga Fevziu se a e tremb Albin Kurti, Abdixhiku ka thënë se nuk ka frikë nga askush për sa kohë që ai person e ndërton karrierën e tij mbi kauza, të cilat nuk i mban.

    Në fjalën e tij, kryetari i LDK-së është shprehur se do të japë një shembull të një opozite të përgjegjshme, duke iu referuar asaj që është e qartë dhe e hapur në vizionin e vet dhe e pakorruptueshme.

    “Unë besoj që nuk më tremb askush që e ndërton karrierën e tij politike mbi kauza që nuk i mban sepse paqëndrueshmëria e tij është dobësia më e madhe që ka. Unë dua të jap një shembull të një opozite të përgjegjshme”, u shpreh Abdixhiku.

    I pyetur se si mund të jetë një opozitë e përgjegjshme, Abdixhiku u përgjigj se kjo mund të arrihet duke qenë konstruktive, duke qenë e qartë në vizionin e vet, duke qenë e hapur në vizionin e vet, padyshim e pakorruptueshme.

    “Duke bërë atë që opozita e kaluar nuk e ka bërë asnjëherë. Duke qenë konstruktive, duke qenë e qartë në vizionin e vet, duke qenë e hapur në vizionin e vet, padyshim e pakorruptueshme. Unë e shoh LDK-në një potencial të jashtëzakonshëm politik që tërheq të gjitha moshat në Kosovë, do të fokusohemi tek gratë dhe të rinjtë.

    Do të bëj një parti moderne dhe jam i bindur që kur koha të vijë, njerëzit do të kthejnë besimin tek ne me gjithë paaftësinë që kjo qeveri ka”, u shpreh Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!