Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se aktualisht nuk ka ambicie për t’u bërë kryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës – kjo në dritën e kërkesave, si ajo e Avdullah Hotit për ndërrim lidershipi.
“Në këtë fazë unë nuk kam ambicie”, ka deklaruar Bajrami.
E pyetur nëse mendon se duhet të vazhdohet me Abdixhikun si kryetar, Bajrami ka thënë se kur të vjen koha e zgjedhjeve deklarohet.
“E mendoj që ne në këtë fazë, nuk është fazë e zgjedhjeve, kur të vjen koha e zgjedhjeve mandej është koha që të deklarohen të gjithë. Tash kemi agjenda më prioritare: themelimin e institucioneve, dhe pozicionimin e LDK-së karshi kësaj situate. Dhe procesi i rëndësishëm i zgjedhjeve lokale, ku pretendojmë të jemi partia e parë”, ka deklaruar Bajrami në T7./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.