×
  • Lajme
  • Lajme

    A ka korrupsion në këtë qeveri? Shpërthen ministri Murati, krahason opozitën me Serbinë

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 15:42
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka krahasur opozitën në Kosovë me Serbinë. Disa deklarata, i ka dhënë mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në ATV, përcjell Reporteri.net.

    “Pak a shumë ngjanë me atë se Serbia ka bërë krime në Kosovë dhe të gjithë e dinë kush është Serbia. Por në fund ne përfunduam me Gjykatë Speciale dhe luftëtarët tanë duke u gjykuar atje. Është kjo logjikë”, tha Murati.

    Kur është pyetur se e po e krahason opozitën në Kosovë me krimet e Serbisë, Murati ka thënë “saktë”.

    “Nuk është e rëndë as me ju thënë kështu. Ne e dimë çfarë ka bërë kjo opozitë”, shtoi Murati duke thënë se në Kosovë, me Qeverinë Kurti, nuk ka korrupsion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!