×
  • Lajme
  • Lajme

    “A ka ndryshim të qëndrimit të ShbA-së”, Kurti: Ata flasin vet, nuk mund të bëjë qëndrime kuturu këtu

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 13:07

    Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës foli për propozimin franko-gjerman të BE-së.

    I pari i Qeverisë tha se në atë propozim parashihet normalizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare ku kova dhe Serbia njohin njëra-tjetrën defakto, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Propozimi parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ku Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë njohin njëra tjetrën në formën defakto. Një gjë e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes por një gjë e tillë është premtuar edhe nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen si dhe vet bashkimi Evropian”, tha ai.

    Tutje Kryeministri Kurti tha se çështja e dialogut është në drejtim të duhur dhe se Serbia nuk do mund të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Kurti pranoi edhe pyetje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ku ishte deputetja Ariana Musliu Shoshi ajo e cila pyeti atë se “pse ka ndryshim të qëndrimeve nga ShBA, nga kërkimi i njohjes në qendër, në njohje defakto”.

    Kurti tha se ata kanë ambasadorin Jeff Hovenier i cili mund të flas për qëndrimet që ata kanë.

    “ShBA vet flasin për qëndrimet dhe planet e tyre, ata kanë ambasadorin e tyre në Kosovë, Jeff Hovenier, pra është ambasada dhe DASh, ata flasin. Do të ishte arrogante të përgjigjem në vend të tyre. Është e vertetë që VV i ka fituar 438 mijë vota para dy vjete, por kjo nuk mjafton që unë tash të bëjë qëndrime kuturu siç po kërkohet, ne emër të shteteve tjera, aq më pak për ShBA-të. Nuk mund të përgjigjem për këtë, pasi tjetër kush i formulon ato qëndrime”, ishte përgjigjja e Kryeministrit Kurti.

    Kryeministri i vendit shtoi se marrëveshja me Serbinë varet nga procesi i bisedimeve, por siç theksoi ai, ajo duhet të ketë njohjen reciproke në qendër.

    “Marrëveshja me Serbinë varet nga procesi i bisedimeve, dhe ajo duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër që të jetë edhe marrëveshje finale edhe për normalizim të plotë”, tha Kurti.

    Ndërsa sa i përket “territ informativ” për të cilin po kritikohet nga opozita, Kurti u kërkoi deputetëve të komunojnë më shpesh me kryterët e partisë së tyre, pasi siç tha ai ua ka komunikur atyre gjithçka për planin e BE-së./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!