Në Kosovë konsiderohet se lexohen pak libra. Gjithsesi, kjo nuk e ka ndalë asnjëherë Panairin e Librit. Madje ka pasur gjithmonë shumë vizitorë e shitje.
Panairi i 21-të i librit në Prishtinë, fillon nesër. Ai do të jetë i hapur deri më 9 qershor 2019 në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, trnasmeton Reporteri.net.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor, në orën 12:00, ndërsa pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Gjatë këtij edicioni pritet që të ekspozohen rreth 1500-1700 tituj të rinj nga botues të ndryshëm, por, nuk do të mungojnë edhe shkrimtarë të huaj dhe shqiptarë që do të jenë të ftuar gjatë këtij panairi.
Edhe këtë vit nga organizatorët pritet që Panairin ta vizitojnë rreth 40,000.00 vizitorë, duke përfshitë studentët, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9:00 – 20:00, hyrja do të jetë gratis, ndërsa do të mbyllet më 9 qershor, në orën 19:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.