×
  • Lajme
  • Lajme / Ferizaj

    “A mos je ti hallka kryesore?”, Asambleisti i LDK-së hedh dyshime ndaj Agim Aliut: Pse s’i shkarkon njerzëzit e tu që po përballen me drejtësinë?

    Reporteri
    19 Maj 2024 | 19:36

    Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Flamur Istrefi ka adresuar akuza ndaj pushtetit në këtë komunë duke thënë se nerëzit e afërt të kryetarit Agim Aliu po përballen me drejtësinë, e këtij s’po i dëgjohet zëri.

    Istrefi përmes një postimi në Facebook ka pyetur nëse Agim Aliu është “hallka kryesore” e keqpërdorimeve që sipas tij po bëhen në këtë komunë, shkruan Reporteri.net.

    Ai i ka bërë thirrje Aliut t’i shkarkojë njerëzit e tij që po akuzohen për keqpërdorime.

    “Hajde kryetar, shkarkoji njerëzit që po të akuzohen! Dil e fol për akuzat që po ju bëhen si qeverisje! Ose lëje mandatin se edhe ashtu veç telashe je duke sjellë!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Njerëzit e afërt të Agim Aliut po përballen me drejtësinë, e këtij s’po i dëgjohet zëri. Zëvendësi i tij akuzohet për keqpërdorim detyre, kryesuesi i Kuvendit për kanosje e Kryeshefja e Prokurimit për çështje tenderash.

    Pyetja që duhet të shtrohet sot është: Pse nuk po i liron nga detyra këta njerëz kryetari nëse pretendon se do qeverisje të pastër?

    A mos është arsyeja e gjithë kësaj se keqpërdorimet në komunën e Ferizajt janë zinxhirore dhe hallka kryesore është vetë i pari i komunës? A po frikësohet Agim Aliu që pas shkarkimit të tyre, zhytet në telashe pasi që të dalë sheshazi e vërteta? Apo mbase fati i njëjtë po e pret edhe kryetarin, për të cilin veçse është raportuar se po hetohet?

    Hajde kryetar, shkarkoji njerëzit që po të akuzohen! Dil e fol për akuzat që po ju bëhen si qeverisje! Ose lëje mandatin se edhe ashtu veç telashe je duke sjellë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!