×
  • Lajme
  • Lajme

    “A mos vallë ke gisht, diku po ju dhemb e vërteta”, Berisha i reagon Haxhiut pas përplasjes që patën në Kuvend për rastin “Dehari”

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 17:51

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha i ka reaguar ministres Albulena Haxhiu pas përplasjes që patën sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me rastin “Dehari.”

    Në postimin e tij në Facebook, Berisha pyet Haxhiun se mos vallë ajo ka gisht në rastet që edhe përmendën sot në Kuvend, përfshirë edhe atë për Astrit Deharin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputeti i PDK-së, i ka reaguar edhe deklaratës së Haxhiut që tha se ka duart me gjak, por që sipas Berishës.

    “Pretendimi se Hisen Berisha, i ka duart me gjak, tregon dëshpërimin e ministreshës Haxhiu, e cila po bënë e thotë gjëra të dëshpëruara. Po ministreshë, i kam vërtetë duart me gjak”, ka shkruar Haxhiu. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Pretendimi se Hisen Berisha, i ka duart me gjak, tregon dëshpërimin e ministreshës Haxhiu, e cila po bënë e thotë gjëra të dëshpëruara.

    Po ministreshë, i kam vërtetë duart me gjak.

    Por, Ti tregoju shqiptarëve cilin nga këto viktimat e mia, ke mar urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë?

    Si institucionalist, i ndërtuar mbi patriotizmin shtetëror e kushtetues, njeri i ligjit e diciplinës ushrarake, luftëtarë për liri, drejtësi e demokraci, u impenjova sinqerisht ta shfaq shqetësimin qytetarë për të vëndosur drejtësi për vëllezërit Dehari, Arbenin e Monin, si dhe të gjitha vrasjet enigmë të pas luftës. Por, më befasoi për keq reagimi tejet indikativ, reagimi aq i ashpër ndaj interesimit tim, i ministrës znj. Albulena Haxhiu.

    Kjo po më qon në dilemën a mos vallë kjo ka gisht në të gjitha dhe a ka gisht në mbylljen e rastit terrorist në gjykatë?! Sepse dihet se këto raste nuk kanë epilog aq të shpejtë.

    Sjellja histerike e ministres, tregon se diku po ju dhemb e vërteta!?

    Por, kjo situatë e pa dëshirueshme që krijoi preokupimi im i sinqertë, nga respekti për prindërit e dy të rinjëve Dehari, qoftë baba Avni i heshtur në kuvend, qoftë nana Xhemile, në studiot e pa mëshirshme televizive, më befasoj për keq, me reagimet dhe fjalët e pa matura e të rrezikshme për ligjshmërinë dhe demokracinë.

    Deklarimet e sotme dhe ato të më hershme si dhe veprimet në raport me procesin e hetimit, prokurorinë dhe fjalen e lirë në kuvendin e Republikës, ma përforcojnë vlerësimin tim se “neokomunizmi që po provojnë të instalojnë kjo nomenklaturë debatikasish, është rrezik më i lartë se mundësia e një sulmi nga Serbia”.

    Deklarimi i ministres së drejtësisë se, “duhet me jau ndalu me ligj me fol per vellezerit Dehari këtu” tregon se çfarë synojnë këta.

    Pra, u pa që synojnë me ua mbyll gojën qytetarëve edhe deputetëve, të kërkojnë zbardhjen e të vërtetës dhe të vëndoset drejtësi. Njejtë kështu reagoi kjo ministre e dyshimtë, edhe ndaj prokurorit, duke i thënë: “hek dor sa është heret”!

    Dua ta bëj të dutur se Hisen Berishës, nuk ka mujt as Millosheviqi me ushtrinë e tij nën udhëheqjen e pesë Gjeneralëve, t’ia ndal gojën, as fjalën, e s’do të mundet askush, as ju që as historin e Kosovës nuk e dini, e perzieni me atë të Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!