Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pas kalimit në lexim të parë të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka publikuar një fotografi ku shihen me deputetën tjetër të AKR-së, Mirlinda Sopi Krasniqi dhe Endrit Shalën e NISMA-s si dhe zëvendëskryeministren, Albulena Balaj Halimaj.
Në përshkrimin e fotografisë ai ka shkruar “kismet +2”, e me këtë si duket po paralajmëron futjen e partisë së tij në Qeveri, shkruan Reporteri.net.
AKR ka dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, Pacollin dhe Sopi Krasniqi, të cilët sot votuan pro që të kalojë në lexim të parë projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ky është postimi i plotë i Pacollit:
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10164095401155153/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDcU3NZqP1kJH8DYq-yknd2iQ0RKVKjjAqJef4xepq7JSDOlbpGp9Gl4iZo3qk0lwGcx9BC2HuiLrsG5zV7TX21iQ6z4plT5fA5sfWewH50-xmIRvdTDkf5UWzuuJBFY2vB9ePfnPXe34OR4U538yf_9mkO67PNf7L_O4vixk4BBN46nVWAoLT0yMKuzKpQRol3JmyyXpBxbs3jn0J9XsAmGnKNgEmFkGDmmucSHypzgNUY4Low_ENIarC-dkOC65zYnHKcWdTAURHlTCl22eFSGDX_RL__PBrO1rRVqNUCGBG-WfA6fCX39XjhNXL6l3xUy7e1XPB3CK8kQtjIzOGrPhKOHIAfH07CZLXu4fTRp6A&__tn__=-R
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.