×
  • Lajme
  • Lajme

    A po i ofron VV-ja koalicion AAK-së, tregon Ramush Haradinaj

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 0:18

    Kreu i AAK-së ka thënë se, kanë disa propozime për partinë fituese të zgjedhjeve nëse u kërkohet partneritet.


    Vjosa Osmani që aktualisht është ushtruese e detyrës së presidentit, mund ta mbajë këtë pozitë më së largu deri më 5 maj të këtij viti.

    Por e njëjta, përmes marrëveshjes parazgjedhore që ka arritur me LVV-në, kandidon për të marrë pozitën e plotë të shefës së shtetit.

    Megjithatë, përkundër fitores së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, LVV e vetme nuk i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Osmanin presidente.

    E për këtë çështje u raportua se LVV i kishte bërë një ofertë, kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

    E kjo e fundit ishte që kreu i AAK-së të merrte pozitën e kryetarit të Kuvendit.

    Por vetë Haradinaj, në një intervistë për T7, mohoi një gjë të tillë, duke thënë se, me Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë pasur asnjë lloj komunikimi.

    Haradinaj nuk tregoi nëse partia e tij do e bënte koorumin dhe ta votonte Vjosa Osmanin për Presidente, nëse kanë një marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Pasi tha se kanë propozimet e tyre për partinë fituese.

    Kushdo që garon për postin e shefit të shtetit, sipas nenit 86 të Kushtetuesës duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

    Nëse në raundin e parë dhe të dytë, asnjëri nga kandidatët nuk i siguron 80 vota, shkohet në raundin e tretë, ku presidenti zgjidhet me shumicën e thjeshtë, 61 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!