Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, flet sonte në një intervistë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’. Intervista transmetohet sonte, prej orës 20:15.
Në intervistën e parë për Reporterin, Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për Qeverinë Kurti, synimet e kryetarit të VV-së për të ndarë serish LDK-në, dhe zbulon detaje të reja për raportet e qeverisë në shkuarje me SHBA-të.
Ai gjithashtu tregon nese SHBA-ja ka sanksionuar me ndalesa për viza ministrat e Qeverisë Kurti.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/674654826445441/
Nënkryetari i LDK-së në intervistën më gazetarin Shkumbin Kajtazi ka folur edhe idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosoves dhe Serbisë.
Gjithashtu, ai flet edhe për detaje të reja rreth vdekjes së të riut nga Gjilani, Agon Musliu, në qendrën e konvikteve për studentë, e shndërruar në karantinë.
Intervistën me Lutfi Haziri mund ta ndiqni sonte, prej orës 20:15, në www.Reporteri.net, në faqen në facebook ‘Reporteri’ dhe në kanalin ‘Reporteri’ në Youtube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.