×
  • Lajme
  • Lajme

    A punojnë ende Hoti e Osmani në Universitetin e Prishtinës?

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 22:02

    Nuk i bashkojnë vetëm pozitat në institucione shtetërore. Liderët në Kosovë kanë edhe karrierë akademike.


    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani veç të tjerash njihet edhe si ligjëruese në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

    Mirëpo e njëjta, ka pezulluar detyrimet nga marrëdhënia e punës në UP, pasi u bë kryekuvendare.

    Kjo figuron edhe në deklarimin e pasurisë së Osmanit.

    Kontratë të përhershme me Universitetin e Prishtinës ka edhe kryeministri, Avdullah Hoti.

    Ky i fundit ligjëron në Fakultetin Ekonomik.

    Por që nga 1 tetori, sipas Rektoratit, Hoti ka pezulluar marrëdhënien e punës me UP-në.

    “Profesor Avdullah Hoti ka thirrjen e fundit akademike si profesor i rregullt dhe kontrata e tij me UP-në është e përhershme, mirëpo përkundër kësaj, profesor Hoti nga 1 tetori 2020, ka pezulluar të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës në UP, me të drejtën e rikthimit në pozitën e njëjtë pas përfundimit të mandatit në krye të Qeverisë së Kosovës”, kanë deklaruar nga Rekotorati i UP’së.

    Për dallim nga Osmani e Hoti, ministrja Hykmete Bajrami është duke vazhduar angazhimin edhe në arsim.

     

    Nga Universiteti i Prishtinës e njëjta merr pagë sekondare.

    Edhe deputeti Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës shërben si mësimdhënës.

    Madje në deklarimin e fundit të pasurisë, Kuçi ka përshkruar të ardhura edhe nga Universiteti i Pejës dhe një kolegj privat.

    Nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, i thanë televizionit se Kuçi nga ky institucion merr pagë sekondare.

    Nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim po thonë që është praktikisht e pamundur të mbahen disa pozita.

    “Ditëve të fundit nga disa organizata studentore ka pasur kritika ndaj liderit të LDK-së, Isa Mustafa se nuk ka mbajtur ligjëratat si profesor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!