×
  • Lajme
  • Lajme

    A u tërhoq VV nga posti i presidentit, Nagavci flet pas mbledhjes së VV-së

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 15:46

    Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ku mes deputetëve të zgjedhur të kësaj partie pritej të diskutohej për koalicionin me LDK-në.


    Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëri Nagavci ka folur pas mbledhjes së Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    Nagavci ka thënë se është fat që VV-ja ka një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme se cilindo post publik.

    “Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj.Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!”, ka shkruar Nagavci.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!