Grupi Parlamentar i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, ka ftuar prokurorinë e Kosovës të nis hetimet për siç thotë keqpërdorime në menaxhimin e pandemisë nga qeveria.
AAK thotë se krahas shumë dështimeve në menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga kaosi i orarit për lëvizje, dy shkeljet e Kushtetutës së Kosovës, lejimin e kalimit të kufirit pa kontroll të mjekëve nga vendet fqinje dhe ndalimin e riatdhesimit të shtetasve të Kosovës, pranimin e testeve nga Serbia, Qeveria e shkarkuar dhe Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht të hetohet për keqpërdorim masiv të fondeve, shkelje të procedurave të prokurimit, favorizim të firmave e kompanive të afërta me Ministra të Qeverisë së shkarkuar etj.
“Blerja e dorezave në vlerë 20 euro dhe e dezinfektuesve në vlerë 40 euro, janë puro korrupsion. Lidhjet e dyshimta njerëzve rreth tenderëve dhe fituesit e këtyre fondeve duhet urgjentisht të hetohen nga Prokuroria e Shtetit”, thotë AAK. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.