×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK bojkoton fjalimin e presidentes: Ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 11:15

    Pas PDK-së, edhe Grupi Parlamentar i AAK-së ka bojkotuar adresimin e presidetnes Vjosa Osmani për fundvit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Përmes faqes zyrtare në Facebook, AAK-ja thotë se ky refuzim për të marrë pjesë në seancë është për shkak se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin.

    “Grupi Parlamentar i AAK-së, në shenjë mospajtimi dhe revolte për faktin se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin, ne si grup patlamentar refuzojmë ta dëgjojmë fjalën e Presidentes dhe e braktisim seancën”, thuhet në reagimin e AAK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!