×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK doli kundër Hotit, nuk e votoi heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 10:50

    Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.


    Ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

    Mirëpo, kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.

    Në anën tjetër, Kryeministri Hoti ka thënë se me këtë vendim janë hequr të gjitha kufizimet për dialog si dhe janë përmbushur kërkesat e miqve ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!