AAK e NISMA nuk do ndjekin shembullin e PDK-së për largimin e personave me aktakuza nga pozitat zyrtare.
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, akuzohet për keqpërdorim me lista të veteranëve, për çka Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.
Me të njëjtën vepër ngarkohet edhe Agim Ceku, i cili për këtë arsye dha dorëheqje nga pozita e zv.ministrit të Mbrojtës.
Por për dallim prej tij, Berisha vazhdon të jetë ministër.
Edhe ministri tjetër i AAK-së, ai i Infrastrukturës përballet me drejtësinë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duket se nuk e ka ndër mend ta ndjek shembullin e PDK-së, e cila largoi zyrtarë shtetëror që janë të akuzuar për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare e vepra tjera penale.
Edhe Endrit Shala, i cili është dënuar për gjuajtje me armë vazhdon të drejtoj Ministrinë e Tregtisë.
Partia e tij thirret në Kushtetutë, kur donë ta arsyetojë veprimin e saj.
“Unë mendoj që duhet ta dini Kushtetutën e ligjet, ta dini sesa është i kapur Drejtësia dhe kush e ka kapur atë?”.
Bashkë me Endrit Shalën dhe për veprën e njëjtë është dënuar edhe zv.kryeminstri Dardan Gashi. Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova ka thënë se shembullin e PDK-së duhet të ndjekin edhe partitë tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.