Sipas një njoftimi të AAK-së, Shtabi Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ka emëruar shef për Informim, Kushtrim Xhemajli.
“I njëjti njihet për aftësi komunikative, i njohur për bashkëpunimin e tij me media tash e sa kohë”, thotë kumtesa.
Shtabi i AAK-së në Prishtinë ka paralajmëruar se “në kuadër të kompletimit dhe te funksionalizimit sa më të mirë të ekipit të Aleancës për Prishtinën, që kryesohet nga kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj, në vazhdim do të emërohen edhe shefat e departamenteve për të gjitha sektorët e qeverisjes lokale të Prishtinës”.