×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK gjobitet përsëri me 2000 euro nga Komuna e Prishtinës për shkelje të masave anti-COVID

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 17:14

    AAK është dënuar përsëri nga Komuna e Prishtinës për mospërfilljen e masave anti-COVID gjatë organizimit të tubimeve elektorale me shumë njerëz.


    Ky është dënimi i dytë që Drejtoria e Inspektoratit e Prishtinës ka shqiptuar për AAK-në.

    Adonis Tahiri, Drejtori i Inspektoratit, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se partia e Ramush Haradinajt është dënuar me dy mijë euro gjobë.

    “Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar; Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!