×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK hap nesër garën për kryetar të partisë, kush do t’ia zë vendin Ramush Haradinajt

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 17:53

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se nesër mban Kuvendin e jashtëzakonshëm të punës.


    Rreth 600 delegatë pritet të diskutojnë mbi procesin e reformave në Parti, pjesë e të cilit do të jetë edhe miratimi i ndryshimeve në Statutin e AAK-së.

    “Sipas ndryshimeve të dakorduara nga Këshilli i Përgjithshëm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ndryshimet statutare që pritet të miratohen nesër në Kuvendin e Punës, do të vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, si dhe do të aplikohet parimi, një delegat-një votë, me çka në fakt hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

    Sipas njoftimit, me ndryshimet e propozuara, hapet edhe gara për Kryetar të AAK-së, ku secili kandidat i propozuar për Këshill Drejtues, praktikisht është edhe kandidat potencial edhe për Kryetar të Partisë.

    “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, synon që menjëherë pas këtij Kuvendi të Punës të fillojë procesin e reformave në Parti, për të qenë e gatshme që në çdo rrethanë të marrë përgjegjësi në procesin e shtetndërtimit dhe të zhvillimit të përgjithshëm të vendit”, thuhet më tej.

    Kuvendi i Punës i AAK-së, i fillon punimet nesër, e diel 29 Dhjetor 2019, ora 11, në sallën e madhe të Hotelit Emerald dhe është i hapur për media. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!