×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK i kundërpërgjigjet LDK-së e VV-së: Brenda tyre ka deputetë që nuk e japin votën për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 23:37

    Autor: Blendi Gashi


    Liderët e partive opozitare pritet të takohen brenda kësaj jave për të koordinuar hapat për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.


    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se do ta takojë fillimisht kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti e më pas atë të PSD-së, Shpend Ahmeti.

    Ndërkaq deputetë të LDK-së e VV-së tashmë kanë nisur punën për përpilimin e tekstit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë aktuale.

    Por për t’ia arritur qëllimit opozitarëve ju duhen edhe disa vota të deputetëve në pushtet pasi nuk i kanë 61 votat e nevojshme, ndërsa LDK-ja ende nuk ka vendim nëse do t’i kërkojnë edhe votat e Listës Serbe, por që disa here opozita ka pohuar se nuk e rrëzon pushtetin me votat e partisë së minoritetit serb.

    AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk po e merr aq seriozisht nismën e opozitarëve, edhe pse thonë se këtë detyrë kanë, pra çdo ditë të punojnë për ta rrëzuar pushtetin.

    Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu fare nuk beson se deputetë nga partitë në pushtet do japin votën, duke thënë se janë veç fjalë të partive opozitare.

    Për më tepër ajo beson se opozita nuk i ka të sigurta as votat e saj.

    “Jam e sigurt që ka deputetë edhe brenda opozitës, pra LDK-së e VV-së që nuk kishin me dhanë votën për rrëzimin e qeverisë ‘Haradinaj”, ka deklaruar Haxhiu për Reporteri.net.

    Por ajo më tej thotë se synimi i partive opozitare është krejt normale duke ditur se opozita që ditën e parë duhet të punoj për rrëzimin e qeverisë.

    “Është e drejtë për të ngritë këtë mocion. Kanë nevojë të folin më shumë, të ngritin zanin pasi LDK e ka procesin e brendshëm zgjedhor, pra kjo parti ka nevojë të tregoj se po bëjnë diçka. Përkundër këtyre thirrjeve qeveria po punon dhe janë momentet që duhet dalë përtej interesave partiake”, thotë Haxhiu.

    AJo më tej deklaratat e opozitarëve i quan krejt pa kripë.

    “Deklarata krejt pa kripë, janë deklarata të Avdullah Hotit që është jo serioz, dhe në zgjedhjet e brendshme të LDK-së ku ndodhi rrahja në Mitrovicë u faktua se bëri një mashtrim kur tha se nuk ka qenë pjesë e tubimit e që doli e kundërta. Edhe këtë rast po konsideron me mashtru vetveten”, ka deklaruar Haxhiu.

    Kujtojmë se për rrëzimin e Qeverisë, partive opozitare u nevojiten së paku 61 vota. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!