×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK i reagon Hotit të LDK-së pas kritikave ndaj Haradinajt: Po manipulon për të mbuluar rrahjet në parti

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 12:15

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sot në mëngjes përmes një statusi në Facebook ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe qeverisjen e tij.


    Hoti duke ju referuar Raportit Financiar të Qeverisë për vitin 2018 tha se ekzekutivi aktual ka punësuar 1245 persona për shërbime të “veçanta”, prej të cilëve 94 në Zyrën e Kryeministrit dhe 407 persona janë të punësuar jashtë listës së pagave.

    Por këtë e demanton Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Haradinaj.
    Shatri në një prononcim për Reporteri.net ka mohuar shifrat e publikuara nga Hoti duke thënë se në Zyrën e Kryeministrit nuk ka numër të tejkaluar të të punësuarve, veç ato çka lejon buxheti.

    “Zyra Kryeminsitrit janë staf i rregullt civil që janë trashëguar nga kryeministrat e mëherëshëm. Në kuadër të Kryeministrisë janë dy edhe agjencione të mëdha si Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që kanë numër të madh të punësuarve. Nuk e di çka paska menduar konkretisht. Por në kabinet të kryeministrit nuk ka numër të tejkaluar të punëtorëve, veç asaj që është paraparë me buxhet e me ligj.
    Kryeministri ka emëruar këshilltarë të jashtëm por nuk i paguan, vijnë sipas nevojës për temat që i mbulojnë, japin kontribut por nuk paguhen”, ka deklaruar Shatri për Reporteri.net.

     

    Ai më tej ka akuzuar Hotin se po manipulon me shifra me qëllim që t’i mbulojë rrahjet në subjektin e tij.

    “Manipulon me numra dhe qëllimisht çel tema të tilla dhe nuk e ka problem edhe nëse demantohen. Këtë gjë e bën për me i mbuluar rrahjet që i kanë brenda vetës”, thotë Shatri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!