Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ngecur në bisedime për bërjen e qeverisë së re për shkak se nuk po mund të merren vesh për çështjen e presidentit si dhe ndarjen e pozitave ministrore.
VV e Kurtit e ka përsëritur disa here se do ta tenton me çdo kush që ekzekutivin e ri ta formon veç me LDK-në dhe nëse kjo nuk ndodh ka paralajmëruar zgjedhje të reja.
Por a do të pranonte AAK-ja e Ramush Haradinajt të takonte zyrtarët e VV-së për të biseduar për përfshirje në koalicionin qeverisës?
Nënkryetarja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka përjashtuar mundësinë që të bisedojnë me VV-në.
“Si subjekt që në fillim jemi dakorduar të jemi në opozitë. Dy partnerët që kanë premtuar shumë, që në fillim po tregohet dështimi i tyre. Gjithnjë kam besuar se do të dështojnë. Unë personalisht mendon se si AAK duhet të jemi në opozitë”, ka thënë Haxhiu për Reporteri.net.
Kujtojmë se sot LDK përmes një kumtese ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet me VV-në për të biseduar për marrëveshjen për ta formuar qeverinë, por nuk kanë dhënë një date se kur mund të ndodh takimi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.