AAK-ja e Ramush Haradinajt pas seancës së jashtëzakonshme për taksën, së shpejti pritet të thërrasë në interpërlancë kryeministrin Albin Kurti për shkak të deklaratës të ministrit Blerim Reka që Kosova t’i mundësojë korridor Serbisë për të pasur qasje në detin Adritatik në Shqipëri.
Thirrjen e kësaj interpelance e ka konfirmuar për Reporteri.net Time Kadrijaj, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme që është iniciatore e kësaj nisme.
“Nesër do të procedojmë në Kryesi kërkesën për interpelancë me kryeministrin Kurti, pas deklaratës skandaloze të ministrit Blerim Reka. Qeveria duket me u deklaruar lidhur me këtë deklaratë, a është deklaratë e përbashkët apo veç e VV-së”, ka thënë Kadrijaj për Reporteri.net.
Ajo ka thënë se përmes kësaj interpelance do të kërkojnë shkarkimin e ministrit Reka.
Ndërkaq lidhur me reagimin e ministrit Reka se deklarata e dhënë është mendim personal dhe jo në emër të qeverisë, Kadrijaj thotë se mendime personale kanë dhënë kohë më parë edhe ministrat serb por janë shkarkuar.
Deri më tani partnerët e koalicionit qeverisës, VV e LDK nuk janë deklaruar lidhur me deklaratën e Rekës.
Ndryshe sot PDK-ja përmes një konference për media kërkoi dorëheqjen e ministrit Reka, duke thënë se ideja për hapjen e korridorit për Serbinë është gabim politik. /Reporteri.net/.